|

34 km e autostradës të gatshme më 31 tetor

Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, ka vëzhguar punimet që janë duke u zhvilluar në autostradën Vermicë-Merdar

Ministri i Infrastrukturës, ka bërë të ditur se deri më 31 tetor do të mundë të lëshohen në qarkullim 34 kilometrat e para të kësaj autostrade.

Mujtoa po ashtu përgëzoi kompaninë për punën e madhe dhe për suksesin e arritur, njëkohësisht falënderoi banorët e lokaliteteve ku po kryhen punimet, të cilët kanë gjetur mirëkuptim për të zbatuar vendimet e Qeverisë dhe për të krijuar hapësirë të mjaftueshme të punës për kompaninë.
Ndërsa menaxheri i projektit nga “Bechtel Enka”, Darren Mort ka thënë se punimet e kësaj autostrade kanë qenë të suksesshme dhe të jashtëzakonshme në këtë muaj, vetëm për të arritur datën finale për hapjen e 34 kilometrave.
Sipas tij, krejt kjo është bërë falë bashkëpunimit që kanë pasur me institucionet e Kosovës, duke bërë të mundur që kjo rrugë të hapet në afatin e paraparë.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:41 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added