|

Biondet, me te preferuarat?

“Meshkujt preferojnë biondet”, thoshte një “musical” ku protagoniste ishte aktorja bukuroshe, Marilyn Monroe. Sot, suksesi i biondeve certifikohet edhe nga numrat. Nga një studim i bërë nga universiteti “Queensland” në Brisbanë, Australi, ku kanë qenë protagoniste 13 mijë femra, është zbuluar se biondet fitojnë dymijë euro më shumë në vit (7 për qind) në krahasim me koleget e tjera brune, me flokë të kuqe ose të zeza. Gjithashtu, biondet martohen me burra më të pasur (6 për qind) se koleget e lartpërmendura. Një diferencë që lidhet edhe me disa faktorë, siç janë lartësia në nivelin shoqëror dhe arsimimi.
Në pamje të parë, kjo temë duket qesharake. David Johnston, ekonomist ekspert i diskriminimit në vendin e punës, i cili ka koordinuar studimin që më pas është publikuar në revistën mujore “Economics Letters”, jep një shpjegim të zakonshëm: “Punonjëset me pamje të bukur, zakonisht biondet, cilësohen më tërheqëse, paguhen më shumë, sepse janë më të sigurta në vetvete, komunikojnë më qetë dhe gabimisht konsiderohen më produktive nga eprorët”. Për sa i përket trashëgimisë së bashkëshortëve të biondeve, janë më të pashëm dhe më pak të zgjuar. Tashmë dihet që burrat preferojnë biondet, por me sa duket kontakti me to i çon meshkujt të bëjnë gabime të njëpasnjëshme e të pamenduara. Sipas kërkimeve, aftësitë mendore të meshkujve zvogëlohen në momentin kur këta të fundit kanë një marrëdhënie të ngushtë me një grua bionde. Studiuesit pohojnë se kur një burrë flet me një vajzë bionde, fillon të veprojë një stereotip i pandërgjegjshëm. Pra, arsyeja që meshkujt tërhiqen më shumë nga femrat bionde, është sepse këto të fundit janë shumë të bukura. Në fakt, gjithmonë është thënë se biondet janë “budallaqe”, por në fakt nuk kështu. Me to meshkujt sillen mirë dhe janë më të lirshëm, ndoshta sepse janë më pak impenjative. E keqja është se me të vërtetë burrat preferojnë biondet, por më pas martohen me brunet.
Kjo temë ka tërhequr prej kohësh sociologët dhe psikologët, madje janë bërë shumë studime sipas të cilave femrat dhe meshkujt me pamje të bukur, janë njësoj joshës. Shpjegimi i psikologëve është i thjeshtë: bukuroshët kanë më shumë besim në vetvete dhe kjo gjë ka efekte pozitive mbi rendimentin, prandaj shpeshherë punonjësit e bukur kompensohen gjithmonë. Në realitetin e kompanive të ndryshme kjo gjë është e zakonshme: “Në fazën përzgjedhëse, pamja e jashtme e kandidatëve është faktor shumë i rëndësishëm”, thotë shefi i burimeve njerëzore të një kompanie. “Nuk kanë shumë rëndësi gjatësia, përmasat, ngjyra e flokëve. Ajo që vlen me të vërtetë është ‘vlera e arritur’: një pamje e kuruar deri në detaj dhe një veshje tepër elegante, pasqyrojnë sjellje pozitive dhe respektuese ndaj bashkëbiseduesit. Sot femrat që paraqiten në konkurset përzgjedhëse janë në dijeni të aftësive të tyre: prezantohen në mënyrën më të mirë të mundshme, i propozojnë gjërat me zgjuarsi dhe në mënyrë më pak agresive se meshkujt, flasin mirë anglisht, janë të gatshme për eksperienca ndërkombëtare etj. Në kompaninë time kam pasur fatin ta ndërtoj nga zeroja skuadrën time të burimeve njerëzore. E di se sa e rëndësishme është të punosh në një përzierje të ekuilibruar meshkujsh dhe femrash, por në fund vendosa që në sektorin tim do të punonin vetëm femra. Të gjitha kishin karakter të fortë dhe ishin bionde”.
Faktori bukuri është i rëndësishëm edhe në kohërat e krizës. E përjavshmja amerikane “Newsweek” ka publikuar rezultatet e një sondazhi të bërë te 964 qytetarë dhe 202 menaxherë firmash: 57 për qind e punonjësve të burimeve njerëzore pohojnë se qytetarët e kualifikuar, por që nuk janë aq të bukur për t’u parë, kanë më pak shanse për t’u pranuar në punë. Një në dy vetë tregon se i ka këshilluar personit që kërkon punë t’i kushtojë më shumë kohë dhe para pamjes së jashtme, sesa kurrikulumit. 61 për qind e menaxherëve e vendosin pamjen në vendin e tretë në klasifikimin e karakteristikave më të vlerësuara te bashkëbiseduesi, pas eksperiencës dhe besimit në vetvete, madje para shkollave dhe universiteteve të frekuentuara. Jo rastësisht nga i njëjti sondazh rezulton se gjashtë femra dhe katër në dhjetë meshkuj mbipeshë diskriminohen në vendin e punës.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 1:41 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added