Amber: “Pse jam lesbike, nuk do të thotë asgjë”
Amber Heard nuk mund ta kuptojë pse zbulimi nga ana e saj se është lesbike, ka ngritur aq shumë pluhur, pasi ajo kurrë nuk e ka fshehur faktin se ajo është lesbike. Ylli i filmit ‘Pineapple Express’ kishte dalë publikisht me lidhjen e saj lesbike me fotografen Tasya Van Ree në galan e përvjetorit të 25-të të ‘Gay and Lesbian Alliance Against Defamation’ në Los Anxhelos në vitin 2010 dhe ky njoftim, ishte bërë një lajm i bujshëm.
Por Heard insiston se nuk ka pritur se ky lajm do të pushtonte ballinat. “Ky nuk ka qenë një zbulim. Unë gjithmonë e kam jetuar jetën time siç kam dashur dhe kam qenë e sinqertë me veten time dhe të gjithë ata përreth meje. Dhe më ka befasuar interesimi i medieve rreth faktin që unë jam lesbike.
Unë kurrë nuk e kam fshehur këtë”, ka deklaruar ajo në intervistën për revistën “Playboy”. “Për dikë që mundohet të mbaj jetën e vet sa më private, një zbulim i tillë mund të zgjojë interesim, por jo në rastin tim”, ka shtuar Amber. Edhe pse Amber po lufton për të drejtat e homoseksualëve që të kenë mundësi të martohen në Kaliforni, ajo nuk po ngutet që vetë të dalë para altarit.