|

Angelina Jolie, aktorja më erotike e të gjitha kohërave

Ueb-faqja e njohur “MR. Skin”, ka realizuar një listë me 100 aktoret më erotike të të gjitha kohërave. Dhe në maje të kësaj liste bindshëm është gjetur aktorja Angelina Jolie.
Pas saj renditen bukuroshet Alyssa Milano dhe Halle Berry. Pamela Anderson pa marrë parasysh format e jashtëzakonshme të trupit, ka zënë vetëm vendin e katërt, derisa pozita e pestë, edhe përkundër se është 66-vjeçe, i ka takuar aktores Helen Mirren.
Top-dhjetëshen e përbëjnë edhe Monica Belluci, Pam Grier, Marisa Tomei dhe Penelope Cruz.
Angelina Jolie
Zeshkania seksi Angelina Jolie, ka marrë më së shumti vota në këtë anketë. Ajo çmohet për sharmin e saj, bukurinë ekzotike, buzët e jashtëzakonshme, por edhe mënyrën se si paraqitet në filma, duke qenë gjithmonë joshëse.

Alyssa Milano
Ndoshta mund të duket si një befasi, por Alyssa vërtet posedon të gjitha ato që një femër ka nevojë që të duket tërheqëse dhe joshëse. Edhe Alyssa ka një paraqitje unike në filmat e saj, edhe kur nuk bëhet fjalë për skena të seksit ku ajo është e zhveshur.
Halle Berry
Për Halle Berry çdo fjalë është e tepërt. Edhe tani kur është 45-vjeçe, ajo vazhdon të rrezatojë me pamjen e saj seksi, për çka ia kanë lakmi edhe shumë aktore më të reja në moshë.

Pamela Anderson
Eh si mos të jetë në mesin e bukurosheve më erotike për të gjitha kohërat, kur gjinjtë e saj për shumë kohë kanë qenë temë e çdokujt dhe janë vlerësuar me notën maksimale. Përveç gjinjve të saj impozant, ajo ka edhe një trup jashtëzakonisht seksi.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 4:24 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response