|

"Apple" ka më tepëer para sesa Amerika!!!

Kompania amerikane "Apple" tani ka më shumë para të gatshme, sesa Qeveria e SHBA-së, lajmërojnë mediat britanike, duke iu referuar të dhënave nga Ministria e Financave në Uashington. 
Sipas të dhënave më të reja qeveritarë, shteti amerikan ka në dispozicion 73.7 miliardë dollarë që mund t'i shfrytëzojë për shpenzime, përderisa treguesit e fundit financiare të "Apple"-it zbulojnë se kompania ka rezerva të gatshme prej 76.4 miliardë dollarëve.
Në kongresin amerikan tani me disa jave po bëhet debat i ashpër politik rreth ligjit për rritjen e nivelit të huamarrjes së lejuar të brendshme të vendit. 
Nëse nuk arrihet marrëveshje për rritjen e limit te tanishme e cila arrin 14 milionë dollarë, Administrata ne Uashington po përballet me mundësinë qe SHBA-ja ta humb rejtingun e larte te tanishëm AAA.  
SHBA-ja çdo muaj shpenzon nga 200 miliardë dollarë me shume, sesa që kanë të ardhura, nga tatimet dhe burimet e tjera për financim të arkës shtetërore.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:28 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response