|

Banka Botërore 4.5 milionë euro për Kosovën

Banka Botërore ka ndarë 4.5 milion euro kredi për Kosovën, në kuadër të projektit të fuqizimit të sektorit financiar dhe infrastrukturës së tregut financiar.Marrëveshja u nënshkrua nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën, Ranji Nayak.
Kryeministri tha se ky projekt mbështetë strategjinë e Qeverisë së Kosovës për zhvillim të tregut të kapitalit dhe forcimin e stabilitetit të gjithëmbarshëm të sektorit financiar.
Ndërkohë, Nayak tha se objektivat e projektit janë ngritja e stabilitetit dhe zhvillimi i sektorit financiar si dhe fuqizimi i infrastrukturës themelore të tregut të sektorit financiar.
Ky projekt financohet nga IDA Credit me një periudhë 20 vjeçare dhe ‘grejs’ periudhë prej 10 vjetësh. /

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 2:42 p.d.. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added