|

Tensioni i lartë mund të nxisë aneurizmën

Specialistët thonë se tensioni i lartë mund të nxisë aneurizmën ose aneurizma ekzistuese mund të shpërthejë si pasoje e tensionit të lartë.
Aneurizma përcaktohet si një lloj “tullumbaceje” e krijuar në pikat e dobëta të enëve të trurit dhe është shkaktare e hemorragjive cerebrale. Nëse vihet re pa u dëmtuar tullumbacja, atëherë mund të shpëtohet dhe jeta e personit.
Mjekë të tjerë e kanë cilësuar si një bombë të cilës i është hequr siguresa. Në rastet e të sëmurëve me hemorragji cerebrale të shkaktuar nga aneurizma, duhet shkuar menjëherë në spital. Në shumicën e rasteve hemorragji të tilla nuk japin ndonjë shenjë paraprake.
Nëse është një hemorragji aneurizme, dhimbja e kokës është akute dhe shumë e fortë. Një pjesë e të sëmurëve mund të humbasin jetën menjëherë e një pjesë tjetër brenda disa orëve. Ndërsa disa të sëmurë që shkojnë menjëherë në spital mund të shpëtojnë. Këtyre të sëmurëve u nevojitet një ndërhyrje e menjëhershme, koha është flori në këtë rast.
Nëse i sëmuri arrin në kohën e duhur, mundësia për të shpëtuar është shumë e madhe. Kjo lloj hemorragjie e shkaktuar nga aneurizma mund të shfaqet në det, në makinë, në gjumë, në çdo vend. Por nëse personi humb vetëdijen mund të shfaqet rreziku i mbytjes nëse është në det.
Këta të sëmurë duhet të çohen menjëherë në spital, në urgjencë. Më parë të sëmurëve të tillë i bëhej një “anzho”, por humbej shumë kohë. Tani i bëhet një “anzho CT” apo tomografi dhe i sëmuri brenda disa minutave mund të hyjë në sallën e operacionit. Shumica e të sëmurëve shpëtojnë në këtë mënyrë.
Tensioni i lartë mund të nxisë aneurizmën. Si pasojë e tensionit të lartë aneurizma ekzistuese mund të shpërthejë. Hemorragji të tilla nuk kanë lidhje me stinën, klimën, të nxehtin apo të ftohtin. E gjithë çështja qëndron tek aneurizma, herët apo vonë ajo do të shpërthejë.
Nëse vuani nga dhimbje të forta dhe akute të kokës, të cilat nuk i keni provuar ndonjëherë më parë atëherë, është e këshillueshme të bëni një vizitë tek mjeku.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 2:48 p.d.. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added