‘Brazili 2014’, Botërori më i mirë
Legjenda e futbollit, Pele beson se Brazili do ta organizojë Botërorin më të mirë të parë ndonjëherë. Braziliani është i vetëdijshëm për problemet dhe për vonesën që po ndodh atje, por është i bindur se për tri vjet vendi jug-amerikan do të jetë gati për ta pritur evenimentin më të madh të futbollit në botë.
Legjenda braziliane, Pele ka folur për punët që po bëhen rreth organizimit të Kampionatit Botëror 2014. Futbollisti më i mirë në histori të futbollit beson se evenimentin që do ta mirëpresë vendi i tij do të jetë më i miri i organizuar Përgatitjet e vendit jug-amerikan janë përshkuar me spekulime rreth progresit të tyre, me probleme të transportit dhe ndërtimin ende të përgjysmuar të stadiumeve. Mirëpo, Pele beson se vendi i tij do t’i përballojë këto sfida në periudhën trevjeçare, kur edhe do të nisë Botërori.
“Është OK. Kishim disa probleme të vogla këtu dhe të gjithë i dinë ato. Isha i brengosur paksa, sepse punonim ndër vite që ta kemi Olimpiadën dhe Botërorin në shtëpinë tonë. Pastaj e fituam të drejtën t’i organizojmë ato dhe kishim pak probleme me administrimin në Brazil. Në Sao Paolo nuk është vendosur ende për cilin stadium, ndërsa pjesa tjetër e Brazilit është gati”, deklaroi Pele.
Ai thekson se ishte takuar javën e kaluar me presidenten e Brazilit, Zonjën Dilmar Rousseff, e cila i ka thënë se po punon shumë për t’i tejkaluar problemet. “Nuk kam dyshim se do të jetë Botërori më i mirë”, shtoi ai.
70 vjeçari nuk mori ftesë zyrtare për të marrë pjesë në shortin e fazës eliminatore të Botërorit, por ai nuk dëshiron ta fajësojë presidentin e Federatës së Futbollit të Brazilit, Ricardo Teixeira.
“Nuk kisha mosmarrëveshje me Ricardo Teixeiran. Kjo nuk është e vërtetë, unë e respektoj atë. Ne dëshirojmë të kemi një Botëror të shkëlqyeshëm, kjo është ajo që po mundohemi ta bëjmë. Ai ka probleme me mediat, të cilat nuk e duan, por shpresoj që kjo të mos reflektojë në futboll”, vazhdoi ai.
Pele ndër të tjera mendon se yll i Botërorit 2014 do të jetë talenti brazilian Neymar. Momentalisht, 19 vjeçari luan për ish skuadrën e Peles, por ky i fundit e di se përfaqësuesi i ri brazilian nuk do të qëndrojë gjatë në futbollin e atjeshëm.
“Mendoj se është mjaft e vështirë ta mbajmë atë në Brazil. Santosi është ekipi im dhe ai e nisi karrierën këtu. Shpresoj që të qëndrojë këtu deri në Botërorin 2014, por do të jetë e vështirë kjo. Ai është lojtar i mirë, këtu s’ka dyshim. Neymar do të jetë si Kaka e Messi, këtu nuk ka diskutim. Ose si Ronaldo, Zico ose si unë. Është lojtar i shkëlqyeshëm, shpresoj ta arrijë nivelin tim”, përfundoi Pele.