|

Xherdan Shaqiri është bërë objektiv serioz i Napolit

Xherdan Shaqiri është bërë objektiv serioz i Napolit. Klubi italian planifikon ta transferojë përfaqësuesin e tretë me radhë zviceran, pas Gokhan Inlerit e Blerim Xhemajlit. Kështu shkruan ueb faqja zvicerane 4-4-2, sipas së cilës napolitanët e kanë nisur ofanzivën për mesfushorin ofanziv të Baselit.
Napoli, i cili këtë sezon do të luajë në Ligën e Kampionëve, thuhet se i ka bërë gati 8 milionë euro për futbollistin nga Gjilani, të cilit do t’i afrohej një kontratë afatgjatë. Kampionët e Zvicrës e vlerësojnë yllin e tyre të ri nga 10 deri në 15 milionë euro, por një mesatare do të gjendej pa problem me klubin italian, nëse interesimi i këtij të fundit bëhet edhe më serioz.
Ndër të tjera, përfaqësi zviceran ndiqet edhe nga klubet e njohura evropiane si Borussia Dortmund, Bayern Munich, Hamburg, Juventus, Lazio, Roma, Manchester United e Liverpool. Shaqiri ka kontratë me Baselin deri në qershor të vitit 2014, por ai mund të largohet nga klubi zviceran gjatë kësaj vere.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:09 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response