|

Britanezja 15 vjeçare bëhet kampione botërore e Microsoft Excel

Një 15 vjeçare është bërë kampione botërore e softuerit Microsoft Excel, pasi që fitoi një garë.
Rebecca Rickwood nga Cambrideshire, mori çmimin prej 5,000 dollarësh, duke lënë pas vetes 228,000 kundërshtarë ndërkombëtarë.
79 finalistët në “Garën Mbarëbotërore 2011 në Microsoft Office” garuan gjatë kësaj jave në San Diego të Kalifornisë. Rebecca mori çmimin e parë në kategorinë Excel 2007.
“Është e mahnitshme. Unë nuk mendoja se do të fitoja” tha ajo.
Ajo ishte fituesja e vetme jashtë Azisë. Fitues në katër kategoritë e tjera për Excel, Word dhe PowerPoint u fituan nga Kina, Japonia, Malejzia dhe Taivani. Ata morën pjesë në teste për një kohë të caktuar për të treguar aftësitë e tyre për të krijuar dokumente, prezantime dhe fletëpërhapje.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:04 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added