|

Wikipedia po “vdes”, pasi i mungojne bashkepunetoret

Wikipedia është vetëm 10 vjeç dhe është duke vdekur. Ky lajmërim shokues ka ardhur nga themeluesi i saj, Jimmy Wales. "Askush nuk dëshiron më ta rifreskojë”, ka qenë alarmi i lëshuar prej tij. Faqja me të dhëna në internet bazohet në informacione që çdo përdorues mund t’i shtojë një argumenti, por duket se numri i “bashkëpunëtorëve” është në rënie të fortë gjatë periudhës së fundit. “Editorët po vijnë duke u zhdukur. Nuk e konsideroj një krizë shumë të rëndë, por tepër të rëndësishme”, ka komentuar Wales.
Mungesa e bashkëpunëtorëve duket se vjen nga fakti që personat, të cilët kishin kontribuar për ta bërë Wikipedian një burim të rëndësishëm informacionesh në web, janë më të rritur, janë martuar, kanë ndërtuar një familje dhe kështu që e kalojnë kohën e tyre në mënyrë tjetër.
Kur në vitin 2001 u krijua Wikipedia, turma e atyre që i jepnin jetë këtij web-i shtohej dita-ditës, duke qenë tepër të entuziazmuar nga ideja e një burimi të ri të dhënash, ku të gjithë mund të kishin akses falas. Por tashmë, kur ka kaluar një dekadë nga themelimi i saj, entuziasmi duket se është zbehur në kulm. Rrjetet shoqërore kanë pasur ndikimin e tyre në tërë këtë situatë, sepse energjitë e adoleshentëve të pasionuar të informatikës, të cilët deri dje bashkëpunonin me Wikipedian, tashmë janë thithur nga Facebook, Twitter etj.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:02 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added