|

Canon me aparate të reja

Canon Rumours ka bërë të ditur se Canon do të shfaq 5 aparate të reja kompakte gjatë fundit të kësaj vere.
Canon pritet të shpalos tre aparate të reja kompakte me 23 gusht, ndërsa dy të tjerë thuhet se do të prezantohen me 15 shtator. Deri tani asnjëri prej tyre nuk pritet të jetë një G13 apo ndonjë model tjetër i serisë G, e përveç kësaj edhe paralajmërimi i një DSLR’je do të mungojë.
Në anën tjetër deri në fund të këtij viti pritet që të prezantohen një apo dy DSLR të rinj, e sipas mediumeve të teknologjisë shpresohet se do të bëhet fjalë për 5D Mark III, edhe pse mundësitë po theksojnë paraqitjen e një 1D Mark V apo një 6D’je të ri, që do të jenë alternativa më të lira për konsumatorin.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 5:06 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response