Dafina vjen me “My swag” gjatë gushtit
Dafina Zeqiri gjatë një interviste për “Infopress” ka treguar se është shumë e angazhuar nëpër koncerte, por është duke punuar fuqishëm edhe rreth këngës më të re “My flag”.
“Kemi shumë koncerte, por po ndajmë kohë edhe për xhirimet e klipit më të ri. Kënga titullohet ‘My swag’. Tekstin e kësaj kënge në gjuhën angleze e kam shkruar unë, ndërsa në gjuhën shqipe Lyrical Son. Besoj që gjatë këtij muaji këtë këngë do ta lansojmë në treg”, ka deklaruar Dafina.
Këngëtarja seksi gjithashtu ka treguar se është ndarë shumë e kënaqur me këngën “Dangerously In Love”, të cilën e ka quajtur një “këngë personale”.
“Kënga është pritur shumë mirë nga publiku dhe ky fakt më bën të ndihem shumë mirë. ‘Dangerously In Love’ është një këngë personale që do të thotë shumë për mua”, ka shtuar më tej këngëtarja.
Dafina po ashtu është duke punuar edhe për albumin e saj të radhës, i cili do të përmbajë 10 ose 11 këngë dhe i cili pritet të lasohet në shtator.