Ferguson: Berbatov Mund të largohet
Trajneri i Mançester Junajtedit, Aleks Ferguson, ka pranuar se ekziston mundësia që sulmuesi bullgar, Dimitar Berbatov të largohet nga “Old Trafford”
Përkundër faktit se Berbatov edicionin e kaluar ishte lojtar tejet i rëndësishëm për “Djajtë e Kuq”, pasi shënoi 20 gola në Ligën Premiere, duket se transferimi në skuadrën franceze, Paris Sen Zhermen, mund të finalizohet gjatë kësaj vere. “Po, është e mundshme që ai të largohet”, ka thënë Ferguson, i pyetur rreth spekulimeve të fundit në media rreth të ardhmes së sulmuesit bullgar. ”Të gjithë rreth e rrotull flasin se ai dëshiron të largohet, por ne nuk e dëshirojmë një gjë të tillë. Nga ai kërkojmë që të qëndrojë këtu, sepse edicionin e kaluar ka shënuar 20 gola. Kjo është arsyeja që duam ta mbajmë këtu”, ka shtuar strategu skocez.