|

Grindjet në çift, ti mendon shpesh për një ish-tëndin

Ti mendon shpesh për një ish-tëndin që ke pasur më parë, duke menduar se ke qenë më mirë me të. Ke brenda teje një dëshirë për të ndryshuar në të gjitha drejtimet, në dashuri; ke dëshirë të ikësh dhe të largohesh, të jetosh në një vend tjetër.
Të kesh projekte të përbashkëta, të jesh i aftë të përballosh stresin e përditshëm që mund të shkaktohet nga probleme ekonomike, shëndetësore, të dish të mënjanosh agresivitetin, të kesh një farë ironie, një farë lehtësie në të kapërcyerën e vështirësive dhe gjëja më e rëndësishme, është të ndash nevojat e çiftit nga ato të familjes. Në qoftë se familja ka nevojë për qëndrueshmëri, çifti, për të mos u mërzitur, duhet të ketë dhe një dozë të mirë durimi. Në përgjithësi, problemet nuk qëndrojnë te mosha, por tek vitet që kanë kaluar bashkë. Me fjalë të tjera, problemi është si të kemi një “ti” dhe “unë”, përveç “ne”. Tek të tridhjetat ka një ndryshim te modelet në çift, d.m.th. dëshira për të ndarë gjithçka me partnerin, mënyrën e të bërit të gjërave, të gjithë investimin në punën e tyre. Në praktikë kanë një model të tyrin romantik, por mendojnë për karrierën dhe kjo shpesh çon në krizë raportin. Kështu, kur njëri nga partnerët vendos të zhvendoset në një qytet tjetër me punë dhe tjetri vendos të mos e ndjekë. Tek të dyzetat problemi qëndron te një hapësirë autonome, pak hapësirë për “ai” dhe “ajo” të pavarur nga “ne”. Për këtë arsye është e vështirë të vendosësh tek i njëjti person të gjitha cilësitë: në rastin e grave, për shembull, është burri i qëndrueshëm që jep gjërat kryesore dhe i dashuri që të bën të fluturosh. Por vjen një moment ku duket se marrëdhënia ka arritur në vijën e finishit. Ka disa shenja që e bëjnë atë të dallueshme, në mënyrë që të përgatiteni për fundin e pashmangshëm.. Nuk ndihesh e lumtur kur je me të, ndihesh e stresuar, e mërzitur. Ti mendon shpesh për një ish-tëndin që ke pasur më parë, duke menduar se ke qenë më mirë me të. Ke brenda teje një dëshirë për të ndryshuar në të gjitha drejtimet, në dashuri; ke dëshirë të ikësh dhe të largohesh, të jetosh në një vend tjetër, të ndërrosh punë, të ndërrosh edhe partnerin. E shikon atë nën një këndvështrim tjetër.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:22 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added