|

Hapet pika kufitare në Bërnjak

Pika kufitare në Bernjak është hapur sot në mbrëmje për kalimin e udhëtarëve, kanë njoftuar përfaqësues të KFOR-it.
“Ashtu siç ju kemi njoftuar, është hapur për kalimin e qytetarëve”, ka thënë për mediat serbe, zëdhënësi i KFOR-it, Hans Diter Vihter.
Sipas tij, hyrja u lejohet vetëm automjeteve dhe autobusëve.
“Hyrjet në Jarinë dhe Bërnjak kanë qenë të mbyllura për shkaqe sigurie. Pas përmirësimit të gjendjes së sigurisë në Zubin Potok, ka qenë e mundur hapja e pikës në Bërnjak”, ka thënë Vihter.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 2:38 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response