|

Prishtina kërcënon zyrtarët serbë me arrestim

Pas hyrjes së zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë në territorin e Kosovës, ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka kërcënuar me arrestimin e tyre. 
Rexhepi ka thënë se shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, dhe ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, kanë hyrë ilegalisht në Kosovë dhe se mund të pasojë arrestimi dhe deportimi i tyre në Serbi.
“Ministria e Punëve të Brendshme nuk u ka dhënë leje zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë të hynë në Kosovës”, i ka thënë Rexhepi agjencisë Tanjug.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 2:39 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response