|

Juventusi do të transferojë edhe dy lojtarë

Drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta ka garantuar se Biankonerët nuk do të ndalen me transferime, pasi do të mundohen të sjellin edhe së paku dy deri në tre lojtarë të rinj.
“Edhe minimum dy-tre lojtarë pritet të vijnë. Sa i përket situatës aktuale, ne po punojmë në harmoni me trajnerin. Klubi është i gatshëm t\’i mirëpresë idetë e tij dhe të shfrytëzojë mundësitë të cilat mund të rriten. Ne po presim të shohim çfarë do të ndodhë me rastin Perotti”, theksoi Marotta.
Juventusi ka mposhtur Milanin në turneut Trofeu Tim të mbajtur të enjten, por u mposht në penalti nga Interi.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 5:22 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response