|

Kate Winslet kundër kirurgjisë estetike

Përdorimi i botox-it tashmë është kthyer në modë dhe e përdorin pothuajse gjithë yjet e show biz-it. Por, jo të gjithë janë dakord me këtë. Një prej kundërshtareve më të forta të përdorimit të botox-it është aktorja e njohur Kate Winslet, e cila ka ndërmarrë një fushatë kundër përdorimit të botox. Nismës së saj w janë bashkuar edhe aktoret Emma Thompson e Rachel Weisz .
“Nuk do t’i dorëzohem kurrë kirurgjisë estetike. Është kundër principeve të mia morale, është kundër mënyrës se si prindërit e mi më kanë rritur dhe kundër bukurisë natyrale”, ka thënë protagonistja e “Titanic”. “Personat që duken shumë perfekt, në fakt nuk janë seksi dhe veçanërisht të bukur”, ka thënë aktorja tjetër, Weisz.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 5:14 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response