KFOR-i në veri konfirmon praninë e snajperëve serbë
KFOR-i nëpërmjet një komunikate të lëshuar ka konfirmuar se në veri ka snajperistë serbë dhe njerëz të armatosur me të cilët ka shprehur vendosmërinë për ballafaqim.
Misioni paqeruajtës në Kosovë ka thënë se meqë kishte rrezik nga snajperistët kriminalë dhe rezistencës së armatosur nga elementet radikale të pajisura me pushkë, pistoleta ose eksploziv, një forcë e mjaftueshme e këmbësorisë së blinduar ishte në atë zonë e gatshme, sipas komunikatës, për t’iu përgjigjur në mënyrë të duhur çfarëdo sfide që do të mund të kishte ndodhur.
KFOR-i u bën thirrje të gjithë qytetarëve, siç thotë, paqedashës në Zubin-Potok, që t’u rezistojnë elementeve radikale dhe kriminale dhe të heqin dorë nga dy bllokadat e fundit të rrugëve, të cilat ende pengojnë komunikacionin në qytet.
Misioni i NATO-s vlerëson se situata aktuale në veri të Kosovës është e qetë, por e tensionuar. Ushtarët e KFOR-it janë ende të vendosur në portat kryesore, ku veturat dhe autobusët lejohen që të kalojnë pas kontrollit të detajuar të identifikimit të personave dhe të sigurisë. Automjetet e rënda janë ende të ndaluara për shkak të masave të sigurisë. “Ekziston ende kërcënim që radikalët t’i sulmojnë kalimet kufitare, siç kanë bërë me portën 1 javën e kaluar. Komandanti i KFOR-it pret që qytetarët në të gjitha pjesët e Kosovës të qëndrojnë të qetë dhe paqësorë, si dhe të mbështeten tek masat e ndërmarra nga KFOR-i dhe EULEX-i dhe tek zgjidhjet politike për situatën e tanishme”.