|

Ivanoviq: S’ka zgjidhje të krizës pa përmbushje të kërkesave serbe

Sekretari shtetëror në të ashtuquajturën ministri për Kosovën Oliver Ivanoviq konsideron se kriza në veri të Kosovës do të zgjasë deri sa ë përmbushen kërkesat e serbëve dhe derisa gjendja të mos kthehet në kohën e para ndërhyrjes së njësive speciale të Kosovës ROSU.
“Shqiptarët dhe doganat kosovar e tash për tash nuk bënë të jenë në veri të Kosovës. Kjo prani mund të jetë rezultat i negociatave në Bruksel, por deri sa të mos ndodhë kjo, gjërta duhet të kthehen ashtu si kanë qenë para 25 korrikut”, i ka thënë  Ivanoviq agjencisë serbe të lajmeve Tanjug.
Sipas fjalëve të tij, kjo është kërkesë e njerëzve të cilët, ka thënë ai, tash e tetë ditë po kalojnë edhe natën nëpër barrikada në veri të Kosovës dhe kjo ka qenë edhe kërkesë e ekipit negociator gjatë takimit me ndërmjetësi e BE-së Robert Cooper në Rashkë.
“Këtu nuk ka vend për pazare, duhet të jemi të sigurt se njësitë speciale të ROSU –së nuk do të na shqetësojnë dhe se ata nuk do të përpiqen që me dhunë të ndryshojnë situatën në terren”, ka theksuar Ivanoviq duke shtuar se zgjidhja e krizës në veri të Kosovës, e pranueshme për dy palët, duhet të gjendet me bisedime.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 2:35 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response