Kosova është kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE
Analistët në Serbi theksojnë se pa normalizimin e raporteve me Kosovën, Beogradi nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian. Në emisionin e Radios Evropa e Lirë, “Ura”, ata thonë se sapo është hequr pengesa kryesore e Serbisë- bashkëpunimi me Tribunalin e Hagës- Kosova është shndërruar në prioritet.Sipas tyre, situata e krijuar në veri, vetëm sa forcon bindjen, se rruga e Serbisë kah BE-ja kalon nëpër Kosovë.
Analistët serbë tërheqin vërejtjen se Serbia do ta ketë të vështirë hyrjen në Bashkimin Evropian, pa zgjidhur problemet që ka me Kosovën, transmetojnë mediat.
Njohësit e proceseve integruese në Serbi, thonë se sikur për çdo shtet, edhe për Serbinë, Bashkimi Evropian ka kërkuar zgjidhjen e problemeve hap pas hapi.