|

Gjyqësori nuk mund të shtrihet në veri

Kreu i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, ka thënë se sistemi gjyqësor në Kosovë po funksionon sipas parametrave të paraparë nga Këshilli, por problemi në Mitrovicë po del si problem i veçantë, që nuk shkon sipas atyre parashikimeve dhe agjendave të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
“Problemi i Mitrovicës është një problem të cilin ndoshta kisha për ta kujtuar edhe politik, ngase më të vërtetë i ka tejkaluar edhe kompetencat e Këshillit Gjyqësor të Kosovës sa i përket funksionimit në atë pjesë të vendit”, ka thënë Peci, duke nënvizuar se që nga viti 2010 janë bërë përpjekje të vazhdueshme për funksionalizimin e gjykatave këtë pjesë të vendin, por sipas tij ka rezultuar pa sukses.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 2:44 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response