|

Kosovë, hapet pika kufitare në Bërnjak

Pika kufitare në Bernjak është hapur mbrëmjen e së dielës, bënë të ditur përfaqësues të KFOR-it. Zëdhënësi i KFOR-it, Hans Diter Vihter, hyrja u lejohet vetëm automjeteve dhe autobusëve që transportojnë udhëtarë. “Hyrjet në Jarinje dhe Bernjak kanë qenë të mbyllura për shkaqe sigurie. Pas përmirësimit të gjendjes së sigurisë në Zubin Potok, ka qenë e mundur hapja e pikës në Bernjak”, ka thënë Vihter.
Ndërkohë, sa i përket kalimit të zyrtarëve serbë Stefanoviç e Bogdanoviç, ai ka thënë se duhet zbatuar rregullat dhe se është e nevojshme të marrin leje. Megjithatë Shefi i ekipit negociator serb, Borko Stefanoviç, dhe ministri për Kosovën në qeverinë serbe, Goran Bogdanoviç, kanë arritur të futen në veri të Kosovës, përkundër faktit se një tentim i tyre për të hyrë të dielën në veri të vendit , nëpërmjet pikës doganore në Jarinë, ishte penguar nga ana e KFOR-it.
Stefanoviç dhe Bogdanoviç kanë gjetur rrugë sekondare për të depërtuar në veri të Kosovës, në tentativë për të vizituar serbët që kanë bllokuar rrugët që cojnë drejt pikave doganore 1 dhe 31 – në Bërnjak dhe Jarinë. Stefanoviç ka thënë për agjencinë Tanjug se ai pret t`i vazhdojë bisedimet me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard Buhler.
Fillimisht zyrtarët serbë, Borisllav Stefanoviç dhe Goran Bogdanoviç nuk u lejuan të hyjnë në Kosovë. Mediat serbe raportojnë se ata provuan të hynin nëpërmjet pikës kufitare në Jarinë në orën e mbrëmjes, e cila raportohet se është hapur rreth orës 21:30, vetëm pak orë pas hapjes së pikës tjetër kufitare në veri, Bërnjak, por vetëm për kalimin e udhëtarëve.
Stefonoviç tha për mediat serbe se është një pikëpyetje e madhe nëse trupat e KFOR-it, do t`i lejojnë ata që të hyjnë në Kosovë nga vendkalimi kufitar në Jarinë, i cili është i mbyllur dhe tashmë është shpallur nga KFOR- zonë e kufizuar ushtarake. Si reagim ndaj shmangies së Serbisë për të pranuar vulën e Doganave të Kosovës dhe pengimit të shitjes apo edhe të transportimit të mallrave kosovare nëpër rrugët e Serbisë, edhe në Podujevë të dielën janë djegur produkte serbe, si dhe flamuri i këtij shteti fqinj.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 1:15 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response