Mali i Zi, prova e radhës për kuqezinjtë
Të mërkurën në mbrëmje përfaqësuesja kuqezi do të përballet me Malin e Zi në një tjetër ndeshje miqësore, që do të jetë një test për dy ndeshjet e ardhshme eleminatore të Euro 2012-s, me Francën dhe Luksenburgun.
Lojtarët kanë zhvilluar një mbledhje tekniko-taktike me trajnerin Kuzhe përpara seancës së fundit stërvitore.
Në konferencën për shtyp, vec rëndësisë së kësaj ndeshjeje për kuqezinjtë, trajneri Kuzhe ka folur edhe rreth kontratës së tij e cila po shkon drejt skadencës me fundin e këtyre eliminatoreve, ndërkohë që ka bërë hapin e parë drejt një rinovimi të mundshëm duke e kaluar topin tek fusha e Federatës Shqiptare të Futbollit, por në të njëjtën kohë duhet theksuar se rezultati i këtyre dy ndeshjeve të fundit do të jenë një pikë kyce për rinovimin ose jo të kontratës së trajnerit kroat.
Më pas trajneri kuzhe një ditë përpara takimit ka publikuar edhe formacionin që do të luaj me Malin e Zi.
Ndërkohë kapiteni Altin Lala është shprehur i kujdesshëm rreth takimit me Malin e Zi, pavarësisht se ne kemi arritur t’i mundim në Podgoricë rreth një vit më parë 1-0.
I gjithë ekipi duket në një formë të mirë dhe këtë pjesë e konfirmon një nga liderët e përfaqësueses, Lorik Cana i cili ka qenë një nga më të përfolurit të periudhës së fundit të merkatos për kalimin te Lacio.
Ndeshja me Malin e Zi do të zhvillohet ditën ditën e mërkurë në stadiumin Loro Borici të Shkodrës, si një ndeshje kthimi e miqësores së një viti më parë ku kuqezinjtë fituan 0-1 në Podgoricë falë golit të Hamdi Salihit.