|

Mourinho dënohet javën tjetër

Vendimet për incidentet që ndodhen në fund të ndeshjes Barcelona – Real Madrid do të merren javën tjetër, kanë njoftuar të enjten mediumet spanjolle. Incidenti u shkaktua në fund të takimit pas ndërhyrjes së Marcelos ndaj Cesc Fabregasit. Në tollovinë e krijuar u përfshinë të gjithë futbollistët, por edhe trajnerët e zyrtarët e të dy klubeve. Arbitri i ndeshjes David Fernandez Borbalan me këtë rast tregoi tre kartonë të kuq. Marcelo u ndëshkua për shkak të startit, ndërsa Mesut Oezil i Realit e David Villa i Barcelonës për shkak të përleshjes. Megjithatë, bujë më të madhe bëri veprimi i Jose Mourinhos. Ai ia futi gishtin në sy ndihmëstrajnerit të Barçës, Tito Villanovas. Villanova më pas e goditi Mourinhon në kokë.
Arbitri Borbalan nuk e ka parë këtë incident dhe nuk e ka evidencuar në raportin e tij. Megjithatë, Mourinho e Villanova pritet të dënohen nga Komisioni disiplinor i Federatës spanjolle gjatë javës së ardhshme.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 6:05 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response