Mund të bëj jetë seksuale pas një ataku kardiak?
Shumica e atyre që pësojnë një atak në zemër, kanë frikë të rifillojnë të bëjnë seks. Shumë prej tyre bëjnë këto pyetje: Pas atakut në zemër, a duhet të bëj seks? Seksi bën që zemra të rrahë fort, a nuk është kjo e rrezikshme? Por, unë njoh njerëz që kanë pasur atak në zemër dhe kanë bërë seks, akoma, pa dalë nga spitali. Këta janë njerëz që nuk i frikëson sëmundja. Për të gjithë ju që jeni në mëdyshje, të bëni apo të mos bëni seks pas atakut në zemër, po e shkruaj këtë artikull. Ky është një problem i madh për çiftet dhe prek shumë njerëz. Të sëmurët me atak në zemër, për shumë arsye që dihen, vitet e fundit janë shtuar. Nga ataku në zemër nuk vuajnë vetëm burrat, siç mendohej më parë, por vuajnë po aq shpesh edhe gratë.
ATAKU NË ZEMËR DHE ÇIFTET
Kur një person pëson një atak në zemër, kjo është, ndoshta, gjëja më e frikshme që mund t’i ndodhë. Kjo nuk traumatizon vetëm personin e sëmurë, por edhe partneren ose partnerin, si dhe çdo njeri tjetër që ndjen se për këtë arsye, mund të ketë humbur partnerin seksual. Pasi kalon ataku dhe i sëmuri është kthyer në shtëpi, çiftet, shpesh, ndjejnë se po rindizet flaka e pasionit për njëri-tjetrin dhe dëshira për të bërë seks bëhet më e fortë. Edhe pse kështu, ata përpiqen ta evitojnë marrëdhënien seksuale. Frika u qëndron mbi kokë. Po sikur të ndodhë përsëri? – pyesin veten ata të dy. Kjo frikë nuk vë në vështirësi vetëm personin e sëmurë, i çili lufton që të përshtatet në jetë dhe është në kushte depresioni, por ftoh edhe marrëdhënien seksuale të çiftit.
Për fat të mirë, doktorët që kanë informacionin e duhur, shpesh, pacientëve u japin këto këshilla: – Po, sapo ta keni marrë veten nga ataku në zemër, ju mund ta rifilloni jetën seksuale. Vetëm me kujdes. Filloni ngadalë dhe dëgjoni trupin tuaj.
Sot, janë të pakët mjekët që u thonë pacientëve: Mos mendo për seksin! Shiko kokën!
Më poshtë do të rendis katër porosi, lidhur me jetën seksuale pas kalimit të atakut në zemër
E PARA, BISEDONI ME DOKTORIN TUAJ
Kjo mund t’u duket e vështirë, por për hatrin tuaj dhe për hatrin e marrëdhënieve tuaja, ju duhet të bisedoni me doktorin për këtë shqetësim që keni. Doktori është personi më i kualifikuar, që mund t’u thotë se zemra juaj, tani, është gati për të bërë seks. Është doktori që do t’u thotë se zemra juaj ka nevojë të ushtrohet, që të shërohet dhe të forcohet. Por jo të gjithë personat pas atakut në zemër rikuperohen në të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtën shpejtësi. Pra, ju duhet të dini, se ka disa përjashtime nga ajo që quhet rregulli dhe kjo është një arsye e fortë që ju duhet të pyesni patjetër doktorin. Ai është i aftë t’u japë udhëzime, jo vetëm për seksin, por edhe se sa ushtrime duhet të bëni dhe se në cilin stad të rikuperimit tuaj, ju duhet të rifilloni të bëni seks dhe të ushtroheni me kujdes.
E DYTA, TË JENI TË HAPUR ME NJËRI–JETRIN NË KËTË SITUATË TË RE
Ka disa çifte, të cilët me zor presin t’i rikthehen jetës seksuale që bënin më parë se të ndodhte ataku në zemër. Kjo për ata është një përpjekje për të fituar ndjenjën e sigurisë dhe të normalitetit. Ndërkaq, seksologë këshillojnë që të jeni të hapur me njëri-tjetrin për sa i përket jetës së re seksuale. Tani, ju të dy, mund të konstatoni se janë krijuar ndjenja të reja, si pasojë e kësaj ndodhie kaq traumatike, siç është ataku në zemër. Me fjalë të tjera, ju mund të ndjeni se duhet ta filloni jetën seksuale më ngadalë dhe në mënyrë më romantike. Mos u shqetësoni nga kjo gjë e re. Por, krejt ndryshe, ju mund të ndjeni një dëshirë më të madhe për aventura seksuale.
A e dini pse ne të gjithë ndjehemi vulnerabël në jetë? Sepse gjatë jetës të gjithëve na ndodhin ndryshime dramatike, të cilat nuk i kemi pritur të na ndodhnin. Një ndryshim i fortë dramatik është edhe ataku në zemër.