Për dy muaj në Shqipëri kanë hyrë 1'629 '831 persona
1'629 '831 persona kanë hyrë në Shqipëri nga pikat kufitare gjatë periudhës 1 Qershor- 31 Korrik 2011.
Kjo është vlerësuar të jetë një shifër e lartë e hyrjeve dhe vizitave në shtetin shqiptar.
Në një deklaratë për shtyp policia e shtetit ka bërë të ditur se 716 mije e 386 persona të cilët kanë hyrë në Shqipëri janë shtetas shqiptarë dhe 913 mijë e 445 shtetas të huaj.
Sipas policisë gjatë këtij viti numri i personave të cilët kanë hyrë në vendin tonë është rritur në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Numri më i madh i shtetasve të huaj janë turistë që vizitojnë rivierën shqiptare gjatë këtij sezoni turistik, ndërsa shtetasit shqiptarë janë kryesisht emigrantë që kthehen për pushime në vendlindje dhe shtetas që kthehen nga udhëtimet jashtë vendit.