Rritet gatishmëria
Këshilli për Siguri i Kosovës ka kërkuar nga të gjitha agjencitë shtetërore të sigurisë që të jenë plotësisht të gatshme, në rast të cenimit të sovranitetit dhe rendit të brendshëm kushtetues. Ndërkaq, burime nga AKI kanë thënë për Express se në bllokadat e rrugëve në veri janë përfshirë edhe mercenarë rusë dhe Garda e Car Llazarit
Këshilli për Siguri i Kosovës është mbledhur të hënën në një takim urgjent për shkak të situatës në veri, ndërkohë që burime nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë kanë thënë se në këtë pjesë të vendit tonë kanë zbarkuar edhe mercenarë rusë dhe anëtarë të grupit terrorist Garda e Car Llazarit.
Burime të Express nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë kanë treguar se në mesin atyre që kanë vënë bllokada në rrugët në veri të Kosovës nuk ka vetëm pjesëtarë të strukturave paralele të MUP’it serb dhe shërbimit inteligjent të Serbisë, por edhe terroristë dhe mercenarë të ardhur nga Rusia.
“Nëpër bllokada në rrugët në veri ka njerëz të armatosur të grupit terrorist Garda e Car Llazarit si dhe mercenarë rusë”, kanë thënë të hënën për Express burime nga AKI.
Nëpër bllokada dhe rreth tyre ka njerëz të armatosur, ka thënë zyrtari me kusht anonimiteti.
“Këtë e kanë konfirmuar organet kosovare të sigurisë si dhe ato ndërkombëtare”, ka shtuar ai.
“Fatkeqësisht, strukturat paralele, kryetarët e paligjshëm të komunave në veri si dhe kriminelët Marko Jaksic, Milan Ivanovic dhe rrjeti i tyre kriminal kanë detyruar edhe qytetarë të thjesht serbë të qëndrojnë me orar nëpër barrikada”, ka thënë burimi.
Të gjitha këto struktura që kanë ushtruar dhunë gjatë javës së kaluar dhe po e mbajnë gjendjen në tension janë inkurajuar dhe nxitur të veprojnë kështu edhe nga zyrtarë të Qeverisë së Serbisë, që kanë qëndruar këto ditë në Kosovë.
“I keni parë duke mbajtur konferenca për shtyp në vendet ku janë bllokuar rrugët”, ka thënë ai për Express.
Mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurisë e ka udhëhequr kryeministri Hashsim Thaçi.
“Mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës adresoi situatën politike dhe të sigurisë në vend, duke analizuar në hollësi veprimet e fundit legjitime të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e masave të reciprocitetit kundër Serbisë në pikat kufitare veriore dhe vendosjen e sundimit të rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Qeveria pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.
Mostërheqja e serbëve nga bllokimi i rrugëve në veri të Kosovës dhe situata e tensionuar në këtë pjesë të vendit, pas marrjes nën kontroll të pikave kufitare nga autoritetet kosovare, ka bërë që Këshilli i Sigurisë në mbledhjen e së hënës të miratojë disa rekomandime për agjencitë shtetërore të sigurisë të Republikës së Kosovës.
Në pikën 1 të rekomandimeve, Këshilli vlerëson se hapat e ndërmarrë për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri janë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e vendit.
“Këshilli i Sigurisë së Kosovës kërkon nga të gjitha agjencitë e sigurisë së Republikës së Kosovës që të koordinojnë aktivitetet e tyre shumë ngushtë për të siguruar zbatimin e plotë të rendit dhe ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në pikën 2 të rekomandimit.
Në pikën 3, Këshilli rekomandon që agjencitë shtetërore të sigurisë së Kosovës, po ashtu, të koordinojnë veprimet e tyre me mekanizmat ndërkombëtarë, që janë prezentë në Kosovë dhe që kanë kompetenca në fushën e sundimit të ligjit.
Sipas këtij rekomandimi, ky koordinim duhet të bëhet gjithmonë vetëm në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
“Këshilli i Sigurisë së Kosovës kërkon nga agjencitë shtetërore të sigurisë së Kosovës që ta mbajnë në shkallën më të lartë nivelin e gatishmërisë për çdo nevojë të ndërhyrjes me të gjitha mjetet në dispozicion, në rast të cenimit të sovranitetit shtetëror dhe rendit të brendshëm kushtetues të Republikës së Kosovës”, thuhet në rekomandimin e katërt.
Këshilli ka kërkuar nga të gjitha agjencitë shtetërore dhe nga ministritë relevante të Qeverisë së Kosovës që të koordinohen dhe të ndërmarrin veprimet e domosdoshme që t’u dalin në ndihmë qytetarëve që jetojnë në veri të vendit.
Kjo ndihmë, sipas Këshillit, duhet të jetë e përqendruar në sigurimin e nevojave për ushqim dhe medikamente mjekësore, me qëllim të evitimit të çfarëdo krize humanitare atje.
“Agjencitë shtetërore të sigurisë së Kosovës duhet të koordinojnë veprimet e tyre me mekanizmat relevantë ndërkombëtarë për të zhbllokuar rrugët dhe për të siguruar lëvizjen e lirë për qytetarë dhe mallra. Përderisa nuk bëhen plotësisht të lira për qarkullim rrugët e bllokuara, duhet të hapen korridore të reja që mundësojnë furnizimin e qytetarëve më artikuj elementarë”, thuhet në rekomandimin e gjashtë.
Në rekomandimin e fundit, Këshilli i Sigurisë së Kosovës garanton qytetarët e Kosovës se do të kryejë të gjitha obligimet e veta kushtetuese dhe njëkohësisht fton qytetarët që të bashkëpunojnë ngushtë dhe të kenë besim të plotë në agjencitë shtetërore të sigurisë për vendosjen e rendit dhe ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.