|

Prokuroria e EULEX it po heton 5-6 raste në ngjarjet e veriut

Siç mëson jozyrtarisht nga Policia e Kosovës gazeta "Zëri", tashmë janë hapur gjashtë deri në shtatë raste, ku Prokuroria e EULEX it, e qarkut të Mitrovicës, është duke hetuar të gjitha ngjarjet e veriut. Në mesin e tyre është edhe vrasja me snajper e pjesëtarit ROSU, Enver Zymeri, në Zupçë, si dhe shkatërrimi  i pikës kufitare, Porta 1, në afërsi të Leposaviqit.
"Fillimisht po punohet në identifikimin e atyre që sulmuan kolonën e ROSU-së dhe FIT it (njësia për intervenim të shpejtë), derisa ata shkonin për të marrë nën kontroll Portën 31, apo Bërnjak, ku dhe u vra Enver Zymeri. Gjithashtu po punohet edhe në identifikimin e personave që i vunë flakën Portës 1, në kufirin me Serbinë", tha për "Zërin" një zyrtar i Policisë së Kosovës.
Sipas të njëjtit burim në rast se paraqitet nevoja që dikush të intervistohet nga ata që dyshohet se janë dorasit e Enver Zymerit apo atyre që i vunë flakën kufirit, është e paevitueshme edhe përfshirja e KFOR-it, të cilët do i kapin personat që i duhen prokurorisë dhe do të mundësojnë intervistimin e tyre.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 2:52 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added