|

Pse gënjejnë njerëzit!

Nuk kalon ditë e dikush të mos na tregoj se ndonjëri e ka gënjyer. Gënjeshtra ka qenë, është dhe do të jetë aktivitet psikik, moral dhe etik, më i diskutuar ndër shekuj.
Përse dikush gënjen vetëdijshëm, i ka arsyet e tij të caktuara, por përse dikush pavetëdijshëm i pranon gënjeshtrat e dikujt, kjo vetëm është sfidë për çdo individ, se duhet përfundimisht të vetëdijesohet se kush dhe përse e gënjen.
Adoleshentët janë grupmoshat që gënjejnë më së shumti, ndonëse jeta e tyre është më dinamike dhe ecuritë jetësore shpeshherë i shtyjnë të trillojnë. Kaltrina Beqiri shpeshherë i ka rastisur të gënjej prindërit dhe shoqet.
Ajo gënjeshtrën e konsideron edhe si pjesë të shakasë. “Edhe unë si shumë vajza të tjera shpeshherë e kam përdorur gënjeshtrën si justifikim për të dalë nga një situatë e vështirë. Kryesisht gënjeshtrat i përdori me familjen dhe me disa shoqe të mia.
Tani për tani nuk më kujtohet gënjeshtra më e madhe që e kam bërë, por jam një tip që nuk trilloj gjëra të mëdha”, thotë ajo. Pjesë e gënjeshtrës shumë herë është edhe Pleorat Kabashi i cili në të shumtën e rasteve gënjen shokët.
“Jam një tip që më pëlqen të bëjë shaka me shoqërinë dhe kështu që shpeshherë trilloj gjëra me të cilat ata besojnë. Gënjeshtra më e mirë që e kam bërë më kujtohet me një shok, të cilit i kam thënë se kam bërë dy femra brenda një kohë të njëjtë dhe ai si i habitur më besoi.
Unë këtë gënjeshtër ia rrëfeva me një histori të hidhur në të cilën ai besoi dhe i vinte shumë keq për mua. Këtë gënjeshtër e kam mbajtur rreth një javë dhe pastaj ia tregova të vërtetën. Ai si i habitur filloi të më qortoj për trillimet që ia kam mbajtur për disa ditë”, shton ai. 
Edhe Eliza Demaj në të shumtën e rasteve ka përdorur gënjeshtrën për të dalë nga një situatë e caktuar. “Unë shpeshherë dalë me shoqet dhe më pëlqen të dalë mbrëmjeve. E në këtë rast prindërit nuk më lënë dhe për të përmbushur dëshirën time më duhet të thurë ndonjë gënjeshtër”, thekson ajo. Pra adoleshentët janë të prirë për të gënjyer, qoftë edhe në dëm të tyre.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 5:19 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response