Reciprociteti nuk ka dëmtuar tregun farmaceutik
Barnat me prejardhje nga Serbia, pas masave të reciprocitetit, po zëvendësohen me ato nga vendet e rajonit dhe shtetet e BE-së. Farmacistët premtojnë se në vendin tonë, nuk do të mungojë asnjë produkt mjekësor.
Masat e reciprocitetit me Serbinë nuk e kanë dëmtuar tregun farmaceutik në Kosovë, thotë kryetari i Shoqatës se Farmacisteve të Kosovës, Kadri Bytyqi. Sipas tij, janë disa produkte më shumë të kërkuara nga pacientët, por që nuk janë të pa zëvendësueshme.
Ndërsa, Dardane Meha, farmaciste, thotë se ka raste kur pacientët kërkojnë barna që janë me prejardhje nga Serbia.
“Pacientet akoma i kërkojnë, por ne jemi duke u munduar t’i zëvendësojmë me fabrika tjera. Ka zëvendësime, mirëpo për një numër të caktuar nuk ka zëvendësim.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, tha se nuk ka barna të pazëvendësueshme.
Dyshimet se ka barna të paregjistruara, janë evidente tha zëdhënësi Hoti, sipas të cilit, inspektorati shëndetësor është në kërkim të gjetjes dhe ndëshkimit të tyre.