|

Rrushi mbron nga kanceri i lëkurës

Përbërësit që gjenden në rrush i mbrojnë qelizat e trupit nga rrezatimi ultravjollcë, që është shkaktari kryesor i kancerit të lëkursë, tregon një hulumtim i ri i shkencëtarëve nga Spanja. Rrezet ultravjollcë mund të shkaktojnë kancerin e lëkurës duke e rritur numrin e molekulave të dëmshme në lëkurë.
Shkencëtarët nga Universiteti i Barcelonës kanë zbuluar se flavonoidet (antioksidansë që treten në ujë) nga rrushi mund të pengojnë këtë proces.
Ata konsiderojnë se ky studim është shumë pozitiv, sepse ndihmon në prodhimin e preparateve për mbrojtjen e lëkurës nga dielli.
“Këto janë rezultate inkurajuese dhe duhet të merren parasysh. Në këtë mënyrë mund të prodhohen preparate të reja për mbrojtje të lëkurës nga rrezet ultravjollcë”, deklaroi biokimistja e këtij universiteti, Marta Cascante.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:26 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added