|

“Tifozat Kuq e Zi”: Shqiptarët e Zvicrës - tradhtarë!

Futbollistët shqiptarë që paraqiten në ekipin përfaqësues të Zvicrës kanë shprehur frikën se do të priten keq në stadiumin e ri kombëtar në Tiranë, kur Shqipëria të presë kombëtaren e Zvicrës për eliminatoret e Brazil 2014.
Grupimi më i madh i tifozëve shqiptarë, “Tifozat Kuqezi” kanë bërë të njohur qëndrimin e tyre kundër lojtarëve në fjalë, duke thënë nëpërmjet përfaqësuesve të tyre që lojtarët shqiptarë që luajnë për kombe të tjerë janë tradhtarë dhe si të tillë do të trajtohen. Për Zvicrën thirren zakonisht gjashtë lojtarë me origjinë shqiptare. Ata janë, Bunjaku, Xhaka, Shaqiri, Mehmedi, Xhemaili dhe Behrami.
“Pritja jonë do të jetë në përpjesëtim të drejtë me veprimet e tyre. Ata janë tradhtarë dhe do të trajtohen si tradhtarë, as më mirë dhe as më keq se tradhtarët”, tha dje për gazetën “Start”, Jetmir Salihu, përfaqësues zyrtar i “TKZ” për Kosovën.
Salihu tha se tifozët e kanë pritur me shumë kënaqësi vendosjen e Zvicrës në të njëjtin grup me Shqipërinë. Pikërisht fakti që në këtë ekip ka shumë shqiptarë, ka qenë arsyeja.
“Emrin e Zvicrës e kemi pritur me shumë kënaqësi kur doli nga shorti. Që tani po mendojmë se si do të organizohemi për atë ndeshje, ndonëse nuk e dimë se kur do të luhet”, ka thënë në mënyrë kuptimplotë, Salihu.
Futbollistët shqiptarë të Zvicrës kanë shprehur më parë frikën se do të priten shumë keq në Shqipëri, për faktin që kanë zgjedhur të mos luajnë për fanellën kuqezi. Granit Xhaka, talent i padiskutueshëm 18 vjeçar i përfaqësueses helvete tha: “Jam shumë i lumtur që do të mund të luaj në stadiumin e Tiranës, ndonëse nuk do ta bëj me fanellën e përfaqësueses së kombit tonë. E parandjenjë që tifozët do të na presin shumë keq, pavarësisht se nuk ndjej që kam ndonjë faj për shkak se luaj në Shqipëri”.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:20 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added