Serwer: Nuk mund ta kuptoj Tadicin
Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer ka deklaruar se nuk mund ta kuptojë presidentin serb Boris Tadic lidhur me pretendimet për të marrë veriun nga Kosova.
Serwer thotë se Veriu i Kosovës nuk është territor në të cilin jeton shumica e pakicës serbe, as nuk është territor ku ndodhen kishat, manastiret dhe monumentet kryesore serbe.
“Ndarja e Veriut vetëm do të destabilizonte shtetet tjera në Ballkan sepse do të rriste ndjenjat irredentiste shqiptare për bashkim të Kosovës me Shqipërinë dhe pjesës me shumicë shqiptare në Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi”, ka thënë ai për Radion Evropa e Lirë, seksioni në gjuhët sllave.
“Pra, ndarja e Kosovës do të ishte faktor i fuqishëm për destabilizim të rajonit. Për këtë arsye nuk e kuptoj çfarë dobie sheh Serbia për vete kur ndjek këtë politikë. Nëse vazhdon në këtë mënyrë, e besoj që do të vazhdoj, BE do ta porosisë që të presë gjatë për anëtarësim”, ka thënë ai.