|

Shkolla e futbollit të Arsenalit teston talentët kosovarë

Ky testim mundësohet nga Shkolla e Futbollit e Arsenalit (ASS) në bashkëpunim me organizatën “Sport Development Coaching” (SDC), të cilat në kuadër të Akademisë së Arsenalit do të hapin shkollën e futbollit në Kosovë, përkatësisht në Prishtinë.
Krahas katër trajnerëve të huaj, për përcjelljen e talenteve do të angazhohen edhe dhjetë trajnerë kosovarë. Synimi kryesor gjatë këtyre tri ditëve të testimit do të jetë gjetja e një talenti të ri, i cili plotëson të gjitha kërkesat për t’u paraqitur në prova në akademinë e klubit të njohur londinez.
“Kemi ardhur për të gjetur talente në Kosovë, pasi mendojmë se ka numër të madh të tyre. Pasi t’i gjejmë, do të punojmë për t’i zhvilluar mirë dhe pastaj t’i mirëpresim në komunitetin e Arsenalit”, tha të premten në një konferencë për shtyp, Andrew Apostolou, përfaqësueses i SDC-së.
“Do të ishte premi nëse gjejmë talente për të marrë në prova te Arsenali. Gjatë testimeve prezent do të jenë katër trajnerë që për një kohë të gjatë janë te Arsenali. Gjithashtu do të jenë edhe disa trajnerë lokalë”, ka shtuar ai.
Përfaqësuesi kryesor për Kosovë i “Arsenal Soccer School”, Bardhyl Sogojeva, bëri të ditur se muajin tjetër pritet edhe hapja e shkollës së futbollit. Ai bëri të ditur se në këtë shkollë do të punojnë tre trajnerë të Arsenalit dhe pesë trajnerë vendës, që do të seleksionohen ndërkohë.
“Kemi shpresa të mëdha për të gjetur talente në Kosovë. Shkolla do të hapet muajin tjetër, kurse në të do të punojnë tre trajnerë të Arsenalit”, tha Sogojeva.
Tony Gervaise është trajneri që ka punuar te Arsenali dhe që do të qëndrojë tërë kohën në Kosovë. Në dispozicion të tij do të jenë edhe tre trajnerë të tjerë nga Arsenali, që do të ndërrohen dhe trajnerët vendës.
“Tony do të qëndrojë këtu dhe do të asistohet nga trajnerët e tjerë që do t’i ndihmojnë në shkollën e futbollit”, tha Apostolou. “Qëllimi do të jetë të punojmë edhe me trajnerë për t’i arritur standardet”.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 4:04 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response