Syze 3D Full HD nga katër superkompani
Katër kompani: Panasonic, Samsung, Sony dhe XPAND 3D, do të bashkojnë forcat në nismën për Syza 3D me kualitet të plotë HD. Plani i tyre është që të bëhet zhvillimi dhe licensimi i përbashkët i syzeve aktive "BLUETOOTH®-me RF' dhe 'IR'.
Sipas lajmërimit për media, gjatë ditës së djeshme, Panasonic Corporation, Samsung Electronics Co., Ltd., Sony Corporation dhe X6D Limited (XPAND 3D) kanë treguar që do të bashkëpunojnë për e një standardi të ri teknologjik për syzet aktive 3D të konsumatorëve, të njohur me emrin “Full HD 3D Glasses Initiative”.
Standardizimi gjithashtu do të përfshijë edhe disa lloje protokollesh infrared (IR) mes syzeve aktive 3D dhe ekraneve 3D, që variojnë nga protokollet e zhvilluara bashkërisht nga Panasonic dhe XPAND 3D* deri tek protokollet e patentuara të Samsung dhe Sony, respektivisht.
Licenca e paralajmëruar Full HD 3D Glasses Initiative do të lëshohet në shtator 2011, kur do të fillojë edhe zhvillimi i standardizimit të syzeve aktive 3D. Syzet universale me protokolle IR/RF do të jenë të gatshme gjatë vitit 2012 dhe do të jenë kompatibile me TV-të aktive 3D të 2011-ës.
“Panasonic ka punuar për standardizimin e teknologjive të syzeve 3D dhe në muajin mars shpalosi licencimin e protokolleve të sistemit IR me XPAND dhe disa kompani bashkëpjesëmarrëse. Ne jemi shumë të lumtur që bashkëpunimi i fundit do të inkorporojë konceptin tonë paraprak drejt këtyre përpjekjeve të reja për standardizim”, është shprehur Masayuki Kozuka, menaxher kryesor i Media & Content Alliance Office, Corporate R&D Division, Panasonic Corporation. “Ne shpresojmë që bashkëpunimi i zgjeruar për iniciativën e standardizimit 3D do të japë një kontribut të vyer drejt përshpejtimit të rritjes së produkteve 3D.”
“Bashkëpunimi i prezantuar sot thekson premtimin e SAMSUNG për të përmbushur kërkesat e konsumatorit në një ambient vazhdimisht të ndryshueshëm të paisjeve argëtuese shtëpiake dhe paisjeve teknologjike për konsumatorët” tha Jurack Chae, nën-kryetar i R&D Ekipit, Visual Display Business, Samsung Eletronics.
Përmes kësaj iniciative, të katër kompanitë kanë për qëllim që të ofrojnë syze aktive universale 3D në treg. Njoftimi i sotëm shënon një bashkëpunim unik të prodhuesve dhe ofruesve kryesorë të teknologjisë 3DTV në botë, nga i cili konsumatorët do të përfitojnë shumë. Syzet e pajisura me teknologjinë aktive 3D u mundësojnë konsumatorëve që ta shohin kualitetin e lartë të fotografisë Full HD 3D në secilin sy dhe ofrojnë liri më të madhe të lëvizjeve falë teknologjisë Bluetooth.

Posted by Faqja Informative Shqiptare
on 3:13 e paradites. Filed under
Teknologji
.
You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0.
Feel free to leave a response