Thaçi: Nuk ka kthim prapa
Kryeministri i Republikës, Hashim Thaçi dhe komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler, në orët e vona të mbrëmjes kanë zhvilluar konsulta lidhur me zhvillimet e orëve të fundit, rreth situatës në veri të Kosovës dhe angazhimeve të KFOR-it për debllokimin e rrugëve dhe kontrollimin e plotë të pikave 1 dhe 31.
"Është konstatuar se nuk ka kthim prapa, do të vazhdojë kontrolli i plotë i pikave 1 dhe 31, domosdoshmëria për heqjen e bllokadave rrugore dhe krijimin e plotë të kushteve të sigurisë për të gjithë qytetarët në veri", thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, në orët e vona të natës.
Konsultat shtesë, bëhet e ditur, do të vazhdojnë edhe sot.
Ndërkohë shefi i ekipit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borislav Stefanoviq, ka deklaruar se nëse është e vërtetë se Qeveria e Kosovës nuk pajtohet me marrëveshjen e arritur ndërmjet KFOR-it dhe zyrtarëve serbë, kjo sipas tij do të ishte shumë e dëmshme për stabilitetin e përgjithshëm.
Ai mbrëmë vonë, për mediat serbe, vlerësoi se marrëveshja e arritur ndërmjet komandantit të KFOR-it, Erhard Buhler dhe zyrtarëve serbë, Borisllav Stefanoviq e Goran Bogdanoviq, në masë të madhe është e mirë për qetësimin e situatës dhe kthim në procesin e bisedimeve.
Pak kohë pas publikimit të marrëveshjes ndërmjet KFOR-it dhe përfaqësuesve serbë, Qeveria e Kosovës, e vlerësoi të papranueshme draftmarrëveshjen e prezantuar në opinion, e arritur në mes të gjeneralit të KFOR-it, Erhard Buhler dhe zyrtarit serb, Borko Stefanoviq, të përmbledhur në tri pika.