Sheshi “Ibrahim Rugova” në shtator
Pas më shumë se dy vite vonesë, anulime tenderësh dhe dështime të projektit të ndërtimit të Sheshit "Ibrahim Rugova", Komuna e Prishtinës duket se më në fund ka vendosur të realizojë këtë projekt. Të martën kryetari i Prishtinës Isa Mustafa gjatë një prezantimi, së bashku me përfaqësuesit e kompanisë "Smart" e cila është hartuese e këtij projekti, ka premtuar se deri në muajin shtator do të fillojë puna për ndërtimin e këtij sheshi.
Të martën kryetari i Prishtinës Isa Mustafa gjatë një prezantimi së bashku me përfaqësuesit e kompanisë "Smart" e cila është hartuese e këtij projekti, ka premtuar se deri në muajin shtator do të fillojë puna për ndërtimin e Sheshit "Ibrahim Rugova". Tani do të shkohet në përgatitjet e përmasave dhe llogarive në hartimin e projektit kryesor, ne planifikojmë që punët e projektit dhe të tenderit do të përfundojnë në gusht, kështu që kah mesi i shtatorit do të fillojmë me ndërtimin e sheshit "Ibrahim Rugova", ka thënë Mustafa.
Projekti për sheshin "Ibrahim Rugova" të cilin e ka projektuar kompania "Smart" do të ndërlidhet me bulevardin "Nëna Terezë" dhe sheshin "Adem Jashari". Në këtë projekt, parashihet që shtatorja e heroit kombëtarë "Skënderbeut" të ngrihet tri shkallë më lartë, ndërkaq në pjesën qendrore të sheshit, përballë institucioneve do të ngrihet shtatorja e presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, e cila përpos shtatores do të ketë fontanë dhe pushimore të ndryshme.
Gjithashtu sipas projektit, kjo hapësirë e sheshit 30 për qind do të jetë zonë e gjelbëruar, ndërkaq në projekt parashihet edhe ndërtimi e banjove publike.
Ky projekt shumë shpejt do t'i prezantohet edhe kryetarit të kuvendit Jakup Krasniqi, për faktin siç tha kryetari Mustafa, se komuna në koordinim me institucionet qendrore dëshiron që t'i heqë nga aty rrethojat ngase ato do të humbnin karakterin e sheshit. "Që në moment që ekzistojnë rrethojat sheshi nuk mund të funksionojë si një tërësi, por ne jemi në gjendje që të bëjmë çdo gjë, që institucionet e kërkojnë, në mënyrë që të përgatitet terreni për çdo eventualitet të sigurisë së këtyre objekteve, nuk do të kursejmë mjete, sepse është më me rëndësi që të sigurohen dhe të gjitha këto institucione ta ndiejnë veten mirë", u shpreh ai.
Kurse drejtoresha e Urbanizmit e Komunës së Prishtinës, Luljeta Sokoli, ka thënë se hartimi i projektit për këtë shesh ka qenë mjaft i vështirë, por është arritur që në suaza të detyrës së kësaj drejtorie të gjinden zgjidhje për të gjitha çështjet.
"Hartimi i një projekti ideor urbanistik -arkitektonik në Sheshin e Pavarësisë, ka veçantitë e veta dhe specifikat e veta, aq më tepër në kuadrin hapësinor dhe aktiviteteve lokale dhe aktiviteteve të nivelit qendror, kështu që edhe ndërthurja e zgjidhjes ka qenë mjaft e komplikuar". Ne kemi arritur në suaza të detyrës projektuese me këto zgjidhje disa nga kriteret themelore", ka thënë Sokoli.
I gjithë projekti do të kushtoje 2 milionë e 600 mijë euro, një shumë kjo që sipas kryetarit Mustafa, komuna mund ta
Gjithashtu në këtë projekt përfshihet edhe rindërtimi i ish-hotel "Unionit", për të cilin janë dhënë kushtet për lëshimin e lejes, kurse pamja e saj e më hershme nuk do të ndryshohet. Më këtë rast kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa ka njoftuar edhe për shpalljen konkursit edhe për sheshin "Zahir Pajaziti" ku pritet që javën e ardhshme të bëhet paraqitja e projektit. Punët kryesore të sheshit "Ibrahim Rugova" sipas Mustafës, do të përfundojnë gjatë këtij viti, ndërsa në pranverën e vitit të ardhshëm do të mbeten vetëm disa punë përfundimtare që mund të kryhen në këtë stinë.