Tuna sërish kritikohet për këngën e re
Këngëtarja Altuna Sejdiu sërish është kritikuar për këngën e re që e solli këto ditë me klip. Në fakt, është kritikuar mënyra e të kënduarit që nuk i është përshtatur rrymës dhe zërit të saj. Këto kanë qenë komentet e bëra këto ditë, pavarësisht se ajo është dukur mjaft seksi dhe ka sjellë pamje aktuale verore. Pas ndarjes nga bashkëshorti të gjithë e kanë mendjen se çfarë bën Tuna. Ashtu siç thotë edhe kënga, edhe për të nuk do të jetë “as e para e as e fundit” kritikë.