|

6 këshilla për të ruajtur sa më gjatë ngjyrën e plazhit

Shumë persona, sidomos femrat shkojnë në plazh sidomos për ngjyrën e trupit dhe kur kjo u ikën shpejt pasi mbarojnë pushimet ato mërziten. Ja cilat janë gjashtë këshilla të vlefshme për të ruajtur sa më gjatë ngjyrën e lëkurës.
1.:Hani shumë fruta dhe perime dhe të pini të paktën një litër e gjysmë ujë çdo ditë për të hidratuar lëkurën tuaj.
2.: Përdorni produkte të veçanta që e hidratojnë në maksimum lëkurën gjatë dushit.
3.:Nëse iu bie lëkura mos hezitoni që ta fërkoni gjatë larjes për të larguar qelizat e vdekura. Ndryshe nga ajo që mendohet nuk do të heqë ngjyrën e lëkurës suaj por do ta bëjë atë të ndritshme.
4.:Hidratoni gjithmonë lëkurën në mbrëmje dhe në mëngjes dhe pas çdo dushi që bëni. Janë të këshillueshme kremrat hidratues dhe kremrat pas diellit që në të njëjtën kohë dhe e freskoj në lëkurën.
5.:Trajtojeni fytyrën me produkte delikate dhe aplikoni rregullisht maska ushqyese me fruta si banane, kivi etj. 6.:Në qoftë se në lëkurë fillojnë të shfaqen disa njolla më të errëta se sa pjesa tjetër aplikoni në këto zona një maskë me kastravec dhe kos.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 4:11 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response