|

Birra bjonde e presidentit Obama

Birra e presidentit të SHBA-ve, Barack Obama, është një “Honey Ale”, një bjonde e lehtë që ëmbëlsohet falë mjaltit që prodhohet nga puna e bletëve në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë.
E pëlqen ta shijojë i vetëm apo në shoqëri, për takime zyrtare apo pritje informale.
Vetë Obama ka furnizuar kuzhinën e Shtëpisë së Bardhë me një pajisje të bërë vetë për prodhimin e birrës, duke e paguar nga xhepi i tij.
I fundit në radhë që ka kërkuar të ngrejë një dolli me bjonden lokale ka qenë ish rreshteri i marinës, Dakota Meyer, i vlerësuar me medaljen e nderit për vlera ushtarake, pasi shpëtoi më shumë se 30 shokë të tij në një sulm taleban në Afganistan, në shtator të 2009-s.
Ish ushtaraku, në ditën e dorëzimit të medaljes, ka shprehur vetëm një dëshirë: të ngrejë një dolli me birrë me presidentin.
Për Shtëpinë e Bardhë është hera e parë: Barack Obama është presidenti i parë që ka prodhuar birrë në brendësi të të rezidencës së krerëve amerikanë të shtetit. Por nuk është i pari që ka kultivuar hobin e prodhimit të elbit dhe maltit të fermentuar.
Edhe Thomas Jefferson e George Washington ishin prodhues shtëpiak të pijeve, por i pari nuk e bëri asnjëherë brenda mureve të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa i dyti vdiq përpara se ta shihte prodhimin të përfunduar.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 2:58 p.d.. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added