|

Dieta që ul tensionin e gjakut

Dita I
Kafjalli: Sandviç i ëmbël
Kiflen integrale lyejeni me 20 g xhem dietal. Më pas konsumoni edhe 200 ml çaj të bimëve.
Zamra: Një dardhë
Dreka: Ushqime të llojllojshme
Konsumoni 200 ml supë me perime, të cilën do ta zieni nga 25 g karfiol, 25 g brokol, 25 g patate, 15 g kokrra misër.
Përzieni 250 g karota, ndërsa 150 g mish të bardhë piqni në skarë. Po ashtu, konsumoni edhe sallatë me domate dhe 60 g bukë integrale.
Zamra: 200 g pjepër
Darka: Mini-sandviç
Një kifle integrale lyejeni me 50 g djathë pa yndyrë. Krahas kësaj, konsumojeni edhe një vezë të fërguar, si dhe konsumoni 200 ml kakao.
Dita II
Kafjalli: Polenta
Zieni 50 g polenta në 100 ml ujë, më pas shtoni edhe jogurt.
Zamra: Një pjeshkë
Dreka: Një tigan me perime
100 g mish preni në shkopinj dhe piqni mbi skarë. Shtoni gjysmë koke të qepës. Në tiganin e dytë shtoni 50 g kërpudha, gjysmë speci të kuq dhe të verdhë, shtojeni mishin, një domate dhe përziejeni për 20 minuta.
Zamra: Një dardhë
Darka: Skumbri të pjekur
Skumbrin mbusheni me 200 g qepë dhe vendoseni në qesen për pjekje. E piqni për rreth 20 minuta. Pos peshkut, konsumoni edhe 200 g spinaq dhe 60 g të bukës integrale dhe konsumoni 200 ml limonadë.
Dita III
Kafjalli: Sandviç me djathë
Kiflen integrale lyejeni me 50 g djathë me 0% yndyrë. Po ashtu, konsumoni 200 ml jogurt me 0,1% yndyrë të qumështit dhe konsumojeni një spec.
Zamra: Një pjeshkë
Dreka: 250 g speca me mish pule
Në pak vaj ulliri dhe ujë shtojeni mishin e pulës, ndërkaq pas zierjes largojeni lëkurën. Qërojeni një hudhër, shtojeni specin e copëtuar, 2 domate dhe një lugë oriz integral, shtojini ujë dhe lëreni të zihen për gjysmë ore. Konsumoni edhe 60 g bukë integral.
Zamra: Një mollë
Darka: Sandviç me pastë peshku
Kiflen integrale lyejeni me 50 g pastetë peshku. Konsumoni edhe 100 ml jogurt me 0% yndyrë dhe një domate.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:19 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response