|

“Honda Civic”, cilësia në nivelin më të lart

Prodhuesi i njohur i automobilave “Honda” për nevojat e tregut evropian e zhvilloi modelin e tij të ri të kompaktit të popullarizuar, atij Civic.
Sikur edhe parapraku edhe modeli aktual, Civic, ashtu edhe versioni i ri ka dizajn futuristik të karrocerisë dhe brendinë në nivelin më të lart, ndërsa modeli i ri e ka karrocerisë me “lidhje të harmonishme”.
Prodhuesi japonez vendin e tij në tregun evropian përpiqet ta arrijë me cilësinë e lartë, që është e lidhur edhe me çmimin më të lartë të Civic-it nga konkurrenca.
Modeli i ri i “Honda Civic”, i cili e pati premierën në autosallonin në Frankfurt pritet të sigurojë pozitë më të mirë në “gjueti” për blerësit.
Dizajn edhe më modern
“Honda Civic” i ri është pak më i ulët, për rreth 2 centimetra dhe njëherësh edhe më i gjerë për rreth 5 centimetra, që në shikim të parë i ofron dimensione shumë më të mëdha sesa modeli i gjertanishëm Civic.
Linjat futuristike të karrocerisë duket se përsëri janë vizatuar, në mënyrë që të kapet hapi me konkurrencën e re. Dallimet në dizajnin e karrocerisë të modelit të vjetër dhe të ri të Honda Civic më së miri mund t’i shihni në fotografitë që tashmë janë plasuar në internet.
Tashmë kemi thënë që “Honda” përpiqet të ofrojë cilësi më të madhe, kështu që brendësi është bërë më kualitative se sa modeli i vjetër.
Motorët e vjetër e të dëshmuar
Edhe modeli i ri i “Honda Civic” i ka motorët e dëshmuar dhe të mirënjohur nga modeli i aktual Civic. Këtu janë motori 1.4 me 100 kuaj fuqi dhe motori 1.8-litra me 142 KF te dy me benzinë, si dhe motori 2.2-litra me naftë që ofron fuqinë më të madhe prej 150 KF. Harxhimi mesatar i motorit me naftë sillet rreth 4.2 litra në 100 kilometra.
Modeli i ri Honda Civic vjen në shitje në tregun evropian që në muajin e parë të vitit 2012. Çmimi për tani është i panjohur.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:33 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response