|

Këshillat e të famshmëve për martesë të suksesshme

Martesa zakonisht është kurorëzim i një dashurie të madhe ndërmjet dy personave. Por, pas një kohe te shumë çifte fillojnë të paraqiten çarjet dhe problemet e caktuara.
Dhe nëse ndonjëherë ju ndodh që të mendoni se martesa juaj nuk ka shpëtim dhe se ju kanë ardhur në maje të hundës të gjitha, dëgjoni këshillat e personave të famshëm të botës së shou-bizit, të cilat ndoshta mund t’ju ndihmojë që të arrini deri te zgjidhja ideale.
Penelope Cruz
“Halla e vjetër e burrit tim, e cila i ka plot 80 vjet, më ka treguar se cilat 10 gjëra janë më të rëndësishme në martesë: Durimi, mirësjellja, komunikimi, durimi, mbështetja, durimi, durimi, dashuria, durimi!”, tha e bukura Penelope Cruz.
Angelina Jolie
“Nëse në fillim nuk ballafaqoheni me problemin, do grumbullohet në ju shumë zemërim dhe, para se të ktheheni, do të kalojnë 20 vjet, dhe ju dy do të keni edhe më tutje problemet e njëjta të cilat kurrë nuk i keni zgjidhur”, pohoi Angelina Jolie.
Monica Bellucci
“Në martesë ndonjëherë duhet të thoni se ju ka ardhur keq madje edhe kur aspak nuk e dini se për çka duhet t’ju vinte keq, madje edhe atëherë kur aspak nuk ju vjen keq”, tha e mahnitshmja Monica Belluci.
Heidi Klum
“Kurrë mos e shqiptoni fjalinë: ‘Fëmijët gjithmonë më janë në rend të parë’, pasi që bashkëshorti do ta interpretojë këtë se ai është më pak i rëndësishëm për ju. Natyrisht, fëmijët i doni më së shumti në botë, por kurrë mos harroni se lidhja juaj është më e rëndësishme. Gjëja që më së shumti i bën të lumtur fëmijët janë prindërit që duhen”, tha Heidi Klum.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:39 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response