Një adoleshent kishte jetuar 5 vjet në pyll
Policia berlineze është duke mbledhur
informacione rreth një adoleshenti, i cili ka pohuar se ka jetuar pesë vjet në
mal bashkë me të atin, e i cili befas është shfaqur në Berlin. “Ne ende po
përpiqemi të mësojmë identitetin e tij”, ka theksuar një zëdhënës i policisë së
Berlinit.
Sipas shtypit gjerman, djali rreth 18-vjeç, thotë
se ka emrin Ray, flet anglisht dhe se di vetëm pak fjalë gjermanisht, por nuk e
di prej nga është me origjinë.
Me tendën, çantën e shpinës dhe jorganin thes, ai
është shfaqur më 5 shtator në hotelin e qytetit të Berlinit, duke shpjeguar se
ka jetuar për pesë vjet në pyll bashkë me të atin.
Ky i fundit do të ketë vdekur para dy javësh meqë
ishte rrëzuar. Kështu i ka thënë djaloshi policisë, raporton gazeta “Bild”.
Kështu ai ka vendosur të ecte në drejtim të veriut, duke u orientuar me një
busullë, siç e kishte mësuar i ati. Pas shumë ditësh ecjeje, ai ka mbërritur në
Berlin, por nuk di të thotë se në cilin rajon malor ka jetuar këto vitet e
fundit.
Ai i ka thënë policisë se pas vdekjes së të ëmës
para pesë vjetësh në një aksident komunikacioni, babai ka vendosur ta dërgojë
të jetojë në pyll. Që prej atëherë, ata kanë jetuar në tendë, por edhe në gropa
që i kanë hapur bashkë, njofton gazeta.
Djaloshi tani është nën përkujdesjen e shërbimit
për kujdes për fëmijët. Sipas policisë, gjendja e tij fizike është e mirë.
Posted by Faqja Informative Shqiptare
on 3:41 e paradites. Filed under
kryesore,
Kuriozitete
.
You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0.
Feel free to leave a response