|

Reka nuk çan kokën për Tunën?

Divorci nga këngëtarja Tuna Sejdiu duket se nuk ia ka prishur aspak humorin Rilind Rekës.
Ai për të cilin fliste e gjithë Prishtina në atë kohë dhe konsiderohej si “gjahu” i Tunës, këto ditë po përjeton aventurat më të çmendura rinore. Rilindi nuk e çan kokën që ka humbur një nga femrat më të dëshiruara të estradës, madje nuk mërzitet që së bashku me familjen e tij harxhuan më shumë se 100 mijë euro për organizimin e ceremonisë martesore. Dëshiron t’i bëjë qejfin vetes, e ndoshta edhe martesa e lidhja e tij njëvjeçare si duket ishte një nga aventurat që kishte dashur ta përjetonte me çdo kusht.
Edhe Rilindi vazhdon të mbetet “single” për momentin, por së bashku me shoqërinë e tij është duke përjetuar aventura të ndryshme në pushime, me vetura sportive, tatu e shumë gjëra të tjera. Se si do të rrjedhë jeta e tij dhe e Tunës tani e tutje, pritet të shihet.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 4:33 e paradites. Filed under , . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added