|

Ushtroni 15 minuta në ditë dhe zgjatni jetën për tre vite

Nëse ushtroni rregullisht së paku 15 minuta në ditë, kjo shpaguhet shumëfish dhe zgjat jetën tuaj për tre vite- thonë ekspertët.
Madje edhe aktiviteti i vogël trupor është i mjaftueshëm për ta zvogëluar rrezikun nga vdekja e hershme për 14 për qind, sikurse edhe reduktimin e sëmurjes nga kanceri për 10 për qind.
Çdo 15 minuta shtesë të ushtrimeve, zvogëlojnë rrezikun e vdekjes së hershme për katër për qind shtesë, sikurse edhe rrezikun për sëmurje nga kanceri për një për qind shtesë.
Shkencëtarët rekomandojnë që personat e rritur të ushtrojnë së paku dy orë e gjysmë në javë, ose 30 minuta në ditë.Këto të dhëna janë fituar pas hulumtimeve në të cilat janë përfshirë 400.000 njerëz.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:35 p.d.. Filed under , . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added