|

Van Persie mund të kalojë City

Kapiteni i Arsenalit, Robin van Persie, mund t′i bashkohet ish bashkëlojtarit Samir Nasri tek Manchester City, nëse nuk merret vesh me udhëheqësit klubit për vazhdimin e kontratës.
Sipas mediave angleze, ′Citizens′ janë të gatshëm t′i ofrojnë 35 milion euro për sulmuesin holandez.
Van Persie ka kontratë me ekipin e Arsene Wengerit deri në qershor të vitit 2013. Ai paguhet 100 mijë euro në javë, ndërsa në ekipin e Roberto Mancinit do të mund ta merrte dyfishin.
Ai ka mbetur i zhgënjyer pas largimit të lojtarëve kryesorë, kështu që holandezi mund ta ndjekë rrugën e Fabregasit e Nasrit në janar.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:21 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added