|

Leo Messi i afohet vendit të dytë si golëshenuesi më i mirë në historinë e Barcelonës

Me tri golat e fundit ditën e shtunë ndaj Atletico Madrid, Leo Messi ka arritur në 192 të shenuar për klubin katalanas.
Hungarezi Ladislav Kubala i cili në në fund të viteve 50 dhe fillim të viteve 60-ta të shekullit të kaluar ka shenuar 194 gola.
“Jam shumë i emocionuar se kam mundësi të marr pozitën të cilën deri tani e ka pasë Kubala pasi dua të shkruaj histori tek Barcelona dhe të jem pjesë e saj” ka thënë Leo Messi i cili ka shenuar golin e parë si 17 vjeçar në vitin 2005 kundër Albacete.
“Mendoj se më e rëndësishmja është që të vazhdojmë me fitoret dhe të fitojmë trofe. Kjo është më e rëndësishme se sa statistikat individuale” ka thënë Messi.
Lojtari që ka shenuar më së shumti gola tek Barcelona është Cesaz Rodriguez me 235 gola, ku Messi si 24 vjeçar mund ta arrijë shumë shpejt.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:24 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added